Po bëhen përgatitjet për hapjen e festivalit tradicional të filmit “Nine Eleven” në Prishtinë. Skenaristët dhe regjisorët që merrem me filma të metrazhit të shkurtër, deri me 20 qershor do t’i kenë dyert e hapura për të konkurruar me veprat e tyre.

Për drejtorin e festivalit, Blerim Gjoci, nuk është problem sasia. “Mund t’i financojmë edhe 10 skenarë, me kusht që të jenë cilësorë. Edicioni i tetë i këtij festivali do të ketë edhe risi të ndryshme”, tha drejtori Gjoci për KTV.

Drejtori teknik i festivalit, Adhurim Kida tha se qysh tashti kanë nisur përgatitjet për festivalin që tradicionalisht mbahet në muajin shtator.

Festivali që i dedikohet viktimave të 11 shatorit të vitit 2001 ka edhe një arsye tjetër që sivjet të vjen më ndryshe se sa herëve të tjera. Kjo për shkak se autori i krimit ndaj kullave binjake tashmë nuk frymon, thanë organizatorët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here