Aktori i famshëm holivudian Tom Hanks është i gatshëm për aksion në filmin e ri të Warner Bross. Ky është një film me plot karaktere të ndryshme, të ndara në gjashtë tregime që ndodhin në mbarë botën, duke filluar në një hark kohor prej 500 vjetësh gjatë së cilit shpirtrat reinkarnohen dhe shfaqen në periudha të ndryshme.

“Unë besoj që çdo publik dëshiron të befasohet. Është e mërzitshme kur hyni në kinema dhe pritni A, B, C dhe vetëm ato i merrni nga filmi.

Unë dua të shoh diçka të re, diçka që kurrë nuk e kam parashikuar që do të ndodhë. Dhe kjo sigurisht që ndodh në ‘Cloud Atlas’”, tha Tom Hanks.

“Cloud Atlas”, në të cilin gjithashtu luajnë edhe Halle Berry dhe Hugh Grant, do të shfaqet nëpër kinematë e SHBA-së më 26 tetor. Skenaristët Andy dhe Lana Wachowski, krijuesit e “The Matrix” në bashkëpunim me Tom Tykwer (“Run Lola Run”) si ekipi kreativ i filmit, shpresojnë që të jenë në gjendje të ekranizojnë bestsellerin me të njëjtin titull nga David Mitchell.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here