Këngëtari amerikan i muzikës ‘country’, Hank Williams Jr., ka vazhduar me fushatën e tij kundër presidentit aktual të SHBA-ve, Barack Obama.

Derisa në një koncert në Iowa e quajti Obaman “mysliman që i urren Shtetet e Bashkuara”, në një koncert të mbajtur në Teksas, ai ka thënë për presidentin se është një “mysliman që i do homoseksualët”.

“Për president kemi një mysliman, i cili i urren kaubojt, urren kaubojet, urren peshkimin, urren bujqësinë, por i do homoseksualët, ndërsa ne e urrejmë atë”, ka thënë Williams Jr. në skenë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here