Hana Cakuli aktualisht i është përveshur punës drejt realizimit të një kënge të re.

Ajo nuk ka dhënë shumë detaje rreth këngës së re, por ka zbuluar vetëm se ajo do të vijë gjatë stinës së dimrit.Për momentin jam në bisedime me disa kompozitorë.

Më kanë propozuar disa lloj të këngëve, por nuk e kam vendosur ende se si do të jetë zhanri i këngës apo se si do të jetë tematika e këngës”, ka thënë Hana për “Infopress”.

Por planet për këngëtaren nuk mbarojnë me kaq. Menjëherë pas përfundimit të këngës së re, Hana thotë se do të nisë punën rreth albumit të saj, projekt ky i cili parashikohet të jetë i gatshëm për verën e ardhshme.

“Pas kësaj kënge dhe klipi do të filloj të punoj në përgatitjen e albumit. Besoj që albumin do ta përgatis dhe ta lansoj në treg gjatë verës së ardhshme”, ka shtuar më tej Hana Cakuli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here