Interviste eksluzive me kengetaren simpatike Hana Cakuli nga portali ne gjuhen shqipe Editorial.

Ajo rrefen per periudha interesante ne jeten e saj, per te pathenat, pasionin e madh per muziken, interesimin e shtuar per boten e medias dhe sensin e vecante per fushen e ekonomise etj.

Editorial: Zakonisht ju pershkruajne si kengetare simpatike, e vecante e cila reflekton pozitivitet. Si e arini kete apo eshte dicka qe buron natyrshem prej brenda?

Hana Cakuli: Me ka ardhur gjithmone natyrshem pozitiviteti. Por ka raste kur edhe duhet ta mbaj me force, sidomos kur nuk dua t’ia transmetoj negativitetin tim te tjereve perreth.

Editorial: A e ndjeni se eshte komercializuar muzika, a mund te themi se ka humbur “magjia e muzikes” e cila e ka shoqeruar vazhdimisht ate?

Hana Cakuli: Jo, nuk ka humbur. Po rritet gjithnje numri i komercialisteve, por ne anen tjeter ka ende kengetare e bende qe e bejne ate me perkushtim, qe e shkrijne kreativitetin e tyre ne menyre speciale dhe sjellin kenge interesante qe ia vlen t’i degjosh. Edhe nje tjeter arsye qe mendoj se nuk ka humbur magjia e muzikes, eshte se nje kenge e vetme me vlera eshte sa dhjetera apo qindra kenge komerciale.

Editorial: Cka perfaqeson muzika per ju, dhe ne cilin rast do te hiqnit dore prej saj?

Hana Cakuli: Muzika per mua eshte shpirti im. Nuk do te hiqja dore asnjehere. Edhe kur te me ik shpirti nga une, prap muziken do ta marr me vete.

Editorial: Cili eshte kuptimi i juaj mbi familjen. Sipas kendveshtrimit tend cfare peshe ka ajo ne shoqeri?

Hana Cakuli: Familja eshte vendi ku ti je formuar dhe gjithmone vazhdon te formohesh. Qe nga femijeria, e cila mendoj se eshte me e rendesishmja, nje person formohet dhe si i tille vepron ne shoqeri. Prandaj mendoj se familja eshte pergjegjesja kryesore ne shoqeri.

Editorial: Si do ta pershkruanit mashkullin ideal, karakteristikat ose tiparet qe ai duhet ti kete?

Hana Cakuli: Mashkulli te cilin e kerkoj une eshte i urte, artistik, i qete por dhe “i marre” ne te njejten kohe. Duhet te jete nje degjues i mire dhe i drejtperdrejte ne cdo komunikim.

Editorial: Ju keni lindur ne Ulqin, jetoni dhe veproni ne Prishtine. Na pershkruani pak si e ndjeni veten kur ju kujtohet Ulqini dhe a ka ndonje moment te vecante kur ju bie me shume nder mend?

Hana Cakuli: Me mungon shume. Me mungon me se shumti kur dua te ndihem komplet “si ne shtepi” dhe sa here qe me dilet te beje shetitje ne ajer te paster prane detit. Eshte qyteti qe me inspiron me se shumti ne bote, per arsyen se eshte i imi dhe per arsyen se eshte i mrekullueshem.

Editorial: Artistat ne nje shoqeri perfaqesojne pjesen intersante dhe kreative te saj. Ne kete drejtim cilet kane qene artistet udherefyes ose thene thjesht cilin kengtar/e e keni simpatizuar e keni pasur model ne karreiren tuaj?

Hana Cakuli: Kam patur shume. Nese filloj t’i numeroj, lista nuk ndalet asnjehere. Por mund ta them arsyen pse ata me kane udherrefyer drejte karrieres sime: ndjeshmeria me te cilen ata kane kenduar kengen, pergjegjesia me te cilen jane paraqitur dhe emocioni qe e kane percjelle tek une.

Editorial: Mund te na thoni dy tituj filmash shqiptare dhe te huaj, qe cdo here i shiqoni me te njejten kenaqesi sikur heren e pare?

Hana Cakuli: Shqiptare “Kukumi” dhe i huaj: ”Before Sunrise”.

Editorial: Ne pergjithesi tek njerezit periudha e femijerise zgjon me teper nostalgji. A vlen edhe per ju e njejta apo keni ndonje periudhe tjeter te jetes qe e kujtoni me me shume mall?

Hana Cakuli: Po. Me zgjon me shume nostalgji femijeria dhe ajo qasja e lehte ndaj jetes. Eshte nje ndjenje qe mundohem ta rikujtoj e rizbatoje shume shpesh ne mesin e “botes se te rriturve”.

Editorial: Projekti juaj i fundit “Kubi Ku Zine” ne Kohavision sjell para teje me shume pergjegjesi dhe e ka rritur protagonizmin tuaj ne media. A ka qene ky qellimi I juaj?

Hana Cakuli: Qellimi ka qene te jem me afer publikut. Une jam person qe me pelqen komunikimi shume. Prandaj eshte kenaqesi qe te jem moderatore dhe ta ndaj ate me shikuesit.

Editorial: A do ta ndani ndonje sekret ose te pathene per lexuesit tone qe asnjehere me pare se keni deklaruar publikisht?

Hana Cakuli: Kur isha rreth 5-6 vjece dhe nuk e dija rendesine e puthjes edhe doja ta zbatoja ashtu si e shifja ne filma, pata puthjen time te pare me nje femer (e pershendes me nje te qeshur vajzen e halles, Rinen (qesh).

Editorial: Profesionalisht keni qene e angazhuar si ekonomiste ne Oden Ekonomike Amerikane, cilat jane planet per avancimin e matutjeshem ne kete drejtim si ekonomiste?

Hana Cakuli: Eksperienca ne Oden Ekonomike Amerikane ka qene jashtezakonisht e mire per mua, per faktin se me ka mesuar shume dhe me ka hapur horizontin ndaj ekonomise dhe tregut kosovare e gjithashtu edhe atij rajonal, duke u krahasuar gjithnje me boten. Tash, nga te gjitha aspektet qe i mesova aty, kuptova qe puna qe dua te bej dhe menyra me te cilen une do te kontriuboj ne ekonomi te vendit eshte me shume e drejtuar kah mediat.

Editorial: Te gjithe njerezit ndertojne enderat e tyre jetesore dhe synimet qe do ti arrijne, cila ka qene ose eshte endera jetesore e Hanes?

Hana Cakuli: Kam shume. Nje here ishte dhe vazhdon te jete te qenit kengetare. Ka dhe shume te tjera, por qe te gjitha e kane te perbashket nje qellim: te jap maksimumin tim dhe ta bej nje ndryshim sado te vogel ne shoqeri.

Editorial: Porosia juaj e fundit per lexuesit tone…..

Hana Cakuli: Duajeni jeten dhe bashkepunoni me te.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here