Hana Cakuli është nga ato këngëtare, e cila godet jo vetëm me këngë, por edhe me stilin e saj skenik.

Vishet bukur, me stil, pa dalë nga “kornizat”, pasi, siç thotë ajo, në skenë duhet t’i përkushtohet këngës dhe jo provokimeve fizike.

Është e vogël në moshë, por jo e vogël në sukses. Fundjavat i ka thuajse gjithnjë të zëna me koncerte live në pub-e të ndryshme.

Kënga e saj më e fundit, është kënga “Dashuria e fatit tim”, e cila u pëlqye mjaft… e ndërsa ne e pyesim Hanën për dashurinë e fatit të saj… ajo na përgjigjet se është duke e kërkuar, por jo në një kërkim nga ato të gjatët dhe të pashpresë, por nga ata “dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here