Hana CakuliHana Cakuli, ka rrëfyer për mediet se emrin që sot e mban me krenari, ia ka vendosur e motra. Me emrin që mban një objekt qiellor i shndritshëm, atë e ka pagëzuar e motra, e cila në kohën që Hana ndodhej ende në bark, ishte shumë e vogël, aq sa nuk mund të fliste mirë.

Emrin ma ka vënë në njëfarë mënyre motra ime Fjolla, e cila është veç 11 muaj më e madhe se unë. Kur nëna ka qenë

shtatzënë në mua, kishte dalë një pasdite për të shëtitur Fjollën, e cila ka ngritur kokën dhe sapo ka parë hënën në qiell, ka thënë: beba, beba. Këtu lindi ideja e prindërve për emrin tim.

Pastaj, kur unë erdha në këtë botë, prindërit e kishin kuptuar që ky ishte emri i duhur për mua”, rikujton këngëtarja në lidhje me historinë që prindërit i kanë treguar kohë më parë, që lidhet me emrin e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here