Hana Cakuli në mesin e shumë oferta për krijime të reja muzikore ka zgjedhur të realizojë një duet me aktorin/këngëtarin Kushtrim Hoxha.

“Do incizoj një këngë të re këto ditë. Është bashkëpunimi im i parë. Dhe ky do të jetë me artisin Kushtrim Hoxha. I them artist, sepse është i tillë me plotë kuptimin e fjalës. Dhe me kënaqësi do ta bëj këtë bashkëpunim”, ka thënë Hana për “Infopress”.

Këngëtarja jo gjithçka ka fokusuar tek muzika, pasi tash e sa javë ajo ka filluar nis të drejtojë edhe një emision në KTV, duke e sprovuar vetën si moderatore.

“Moderimin e dua shumë. Dhe për çka do të jetë emisioni/programi, unë ndihem shumë e lumtur teksa komunikoj me njerëzit dhe zhvilloj tema të ndryshme para publikut”, ka shtuar Hana.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here