Lewis Hamilton, piloti britanik i Formulës 1, është shprehur se nuk do që të ketë fëmijë me të dashurën e tij, këngëtaren Nicole Scherzinger, edhe pse deklaron se është i dashuruar marrëzisht pas saj.

Arsyeja është frika se mund të bëhet një pilot shumë i butë në gara nëse do të bëhej prind.

“Pilotët që kanë fëmijë janë më të butë në garim sepse kanë përgjegjësi më të mëdha dhe nuk duan që t’u ndodhin aksidente të rënda”, shprehet piloti i McLaren Mercedes.

“Jam vetëm 26 vjeç dhe kam kohë për të menduar për krijimin e një familjeje”, shton Hamilton.

Duket se 33-vjeçarja Scherzinger duhet të presë edhe shumë kohë për t’u bërë nënë nëse marrim parasysh se Hamilton ka thënë disa herë se gjëja e fundit që i shkon në mendje është ndryshimi i stilit të tij agresiv të pilotimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here