Roli i nënës është vërtetë unik, çka e dinë edhe figurat e famshme të shoubiznesit, të cilat mundohen që çdo moment të lirë, ta kalojnë në shoqëri të vogëlushëve të tyre.

Të tilla janë të shumta, duke përfshirë edhe Halle Berry, Brooke Burke, Jessica Alba, Jennifer Garner, Jennifer Lopez, Victoria Beckham, Gisele Bundchen, e shumë të tjera.

Dhe këto bukuroshe vazhdimisht mund t’i shohësh duke shëtitur nëpër plazhe me fëmijët e tyre dhe me këtë rast ato tregojnë se shtatzënia nuk u ka lënë aspak gjurmë në trupin e tyre, por përkundrazi, ato duken edhe më seksi se kurrë.

Por titullin e mamasë më seksi, këtë herë e ka rrëmbyer Halle Berry, e ndjekur nga Burke, Garner dhe Bundchen.

Halle Berry

Dy vite më parë ka lindur një vajzë, por në trupin e saj nuk ka asnjë gjurmë që tregon këtë, aq më tepër, ajo duket më seksi se kurrë më parë, çka është parë ditë më parë gjatë shëtitjes nëpër plazh.

Brooke Burke

Brooke është nënë e katër fëmijëve, por ka treguar se vitet dhe lindjet nuk janë kurrfarë pengese për bukurinë, sepse ajo duket mrekullueshëm dhe shumë vajza më të reja do t’ia kishin lakmi.

Jennifer Garner

Jennifer tashmë ka lindur dy fëmijë, por trupi i saj më shumë i ngjan një 20-vjeçareje dhe jo një nëne. Ajo ka një përkujdesje të veçantë për trupin e saj, duke ushtruar çdo ditë me orë të tëra, ndërsa gjen kohë dhe për të pushuar në plazh.

Gisele Bundchen

Të gjithë kishin mbetur të shtangur kur Gisele vetëm disa javë pasi kishte lindur djalin e saj të parë, ishte kthyer në pistat e modës duke treguar se format seksi të trupit, kanë mbetur po ato që i kishte para lindjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here