Halle Berry ka thënë se ajo ka qenë “një idiote” e dashuruar dhe pendohet për dy martesat e kaluara.

Aktorja 44-vjeçare, e cila më herët kishte qenë e martuar me lojtarin e bejsbollit David Justice dhe këngëtarin Eric Benet dhe ka vajzën trevjeçare Nahla nga lidhja me modelin Gabriel Aubry, mendon se ajo ka bërë shumë “zgjidhje të gabuara” në jetën e saj personale dhe beson se do të kishte qenë më e lumtur nëse kurrë nuk do të kishte ecur para altarit.

“Do të doja ta kisha ditur që atëherë se nuk kam qenë një tip i martesave. Kjo do të më kishte kursyer shumë kohë, kokëdhimbje dhe pikëllim gjatë viteve. I kam bërë të gjitha zgjidhjet e gabuara kur është fjala për dashurinë. Kam qenë një idiot”, ka thënë Berry.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here