“Miq të dashur, dje hakerët serbë kanë hyrë me dhunë në faqen zyrtare të fansave të Rovenës dhe e kanë fshirë këtë faqe me 120 mijë fansa shqiptarë.

Edhe një herë dëshmohet urrejtja për artistët shqiptarë që mbledhin komunitetin shqiptar dhe i ushqejnë ata me artin tonë të pashterur”.

Kështu kishte shkruar këngëtarja e njohur Rovena Stefa në adresën e saj personale të Facebookut, ndërsa mësuam se ajo e ka hapur vetëm për adhuruesin një faqe të re, ndërsa i vjen keq për këtë ndodhi, duke e ditur se ka pasur mijëra fansa që donin të dinin për çdo hap të saj, ndërsa ka qenë kjo faqe ky këngëtarja shpesh herë komunikonte miqësisht me adhuruesit e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here