Tashmë Kaltrina Selimi e ka marrë veten dhe është duke u përpjekur ta harroj çdo gjë që ka ndodhur para disa ditësh në banesën e saj, ku hajdutët i thyen banesën dhe i morën disa sende, si laptop, aparat dixhital, një shumë e të hollave dhe pasaportën e saj dhe të fejuarit.

Kaltrina më shumë ishte e merzitur për pasaportat ndonëse Dritoni kishte pasaportë britanike dhe ky fakt e kishte merzitur më shumë.

Mirëpo me konfirmim të policisë se me këtë pasaportë nuk mund të bëjë askush asgjë ajo është ndierë më rehat dhe tani ka nisur punën për realizimin e një kënge të re.

“Natyrisht që gjatë atyre ditëve që më ndodhi kjo fatkeqësi, nuk jam ndjerë fare mirë, më shumë më brengoste fakti për pasaportat tona e sidomos të Dritonit. Por meqë policia na rrëfeu se ata pasaporta tashmë janë të pavlefshme, po ndjehem më mirë”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Tani që të dy kanë aplikuar për pasaportat e reja dhe Kaltrina thotë që do t’i kushtoj më shumë rëndësi projektit të ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here