Aktorja sharmante Kejt Hadson është njëra nga shumë aktoret hollivudiane që ka vendosur të zhvendoset në Britaninë e Madhe.

Ajo në pjesën veriore të Londrës ka blerë shtëpi në vlerë 4,5 milionë euro, në të cilën do të jetojë së bashku me të fejuarin.

Hadson ka vendosur që ta zëvendësojë diellin e Kalifornisë me shiun e Londrës në emër të dashurisë ndaj të fejuarit të saj, Met Bellami nga grupi muzikor “Muse”. Ata të dy presin së shpejti të kenë edhe fëmijë.

Një burim i afërt me aktoren ka bërë të ditur se tashmë Hadson ka bërë kërkesë për vizë, e cila do t’i mundësojë që të jetojë në Britani me të fejuarin minimum gjashtë muaj në vit. Sipas këtij burimi, Hadson ka vendosur të jetojë në Britani pasi konsideron se është vend ideal për krijimin e familjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here