Hackerat që qarkullojnë në internet kanë vjedhur passwordin e adresës se e-mailit të këngëtares shqiptare, Bleona Qerreti. Lajmin e ka bërë të ditur rreth një orë më parë vet këngëtarja Bleona Qerreti nepërmjet adresës së saj në Facebook.

“E maili im është komprometuar dhe hakerat i kanë dërguar e- mail të gjithë listës sime të adresave, që unë jam në Londër dhe kam nevojë për para”, shprehet Bleona.

Ajo sqaron se është mire dhe se asgjë nuk është e vërtetë: “ Unë jam mirë dhe nuk ka asgjë të vërtetë, por është mirë të shikosh që kam shumë shokë e nuk më ka pushuar telefoni. Ju falenderoj të gjithëve për dashurinë e pakompromisë Love Bleona.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here