5Këngëtarja e njohur Juliana Pasha sapo ka lançuar klipin e saj të ri me këngën “Jeto”, ku fabula e këngës është rreth dhunës, trafikimit dhe betejës psikologjike që u ndodh të prekurve nga këto fenomene.

Lidhur me këtë klip, Juliana ka qenë e ftuar të flasë në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës që transmetohet në “ABC News” çdo të shtunë, në orën 18:00. Juliana ka folur se e ka marrë iniciativën për të bërë këtë këngë nga ngjarje reale që ka dëgjuar në media, ndërkohë që ka treguar se preket shumë nga këto fenomene.

Ajo thotë se kënga është në formën e kauzës dhe me siguri nuk do të ketë shumë klikime, aq sa kanë këngët apo hitet e këngëtarëve të rinj shqiptarë që me anë të muzikës ritmike bëjnë namin në “club”-e.

Megjithatë, Juliana ka treguar në “Thumb” se videoklipet janë një mënyrë e mirë për të qenë gjithmonë pranë publikut dhe sa herë ajo ta ndiejë të nevojshëm këtë lloj kontakti me ndjekësit e saj do të vazhdojë të prodhojë muzikë të mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here