Padyshim që mysafirja speciale e këtij festivali, aktorja e famshme turke Gymyshi, do të mbetet surpriza më e bukur e këtij festivali.

Bukuroshja e kinematografisë turke që i ka bërë të gjithë shqiptarët të dashurohen me të, dëshmoi gjatë ditës së diel elegancë dhe ëmbëlsi në çdo fjali që tha.

Ndonëse të pakta, frazat e dala nga goja e saj, ishin të ëmbla dhe plot lezet. Vetë Gjebrea tha për “Gazeta Shqiptare” se ishte shumë komode dhe kënaqësi e veçantë të punoje me të.

Flitet se për të ardhur në Shqipëri Gymyshi ka marrë një tarifë të lartë, diçka më shumë se 30 mijë euro apo e përkthyer në dollarë diku tek 45 mijë të tillë.
/BalkanWeb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here