Gwyneth Paltrow: Seksi e mban të reNuk jam një person i cili kujdeset për bukurinë. Pa marrë parasysh se sa tingëllon çuditshëm, unë besoj se buzëqeshja, ushtrimet dhe seksi të mbajnë të re.

Gwyneth Paltrow nuk është aq e preferuar në mesin e kolegeve të saj, por as në medie dhe rrjete sociale.

Mirëpo, aktorja e famshme bën gjithçka për të dhënë përshtypjen e një personi të lumtur dhe pa brenga, prandaj në intervistën e re për revistën “Women’s Health”, ka vendosur të rrëfejë se nuk është e ngarkuar me pamjen, ushqimin apo tretmanët e bukurisë. Përkundrazi, aktorja 42 vjeçe mendon se sekreti kryesor i pamjes së bukur është që të ndjehesh mirë.

“Nuk jam një person i cili kujdeset për bukurinë. Pa marrë parasysh se sa tingëllon çuditshëm, unë besoj se buzëqeshja, ushtrimet dhe seksi të mbajnë të re. Kurrë nuk kam qenë një person që jam preokupuar shumë për bukurinë”, ka thënë ajo.

Ajo nuk ka dashur të përgjigjet se sa shpesh aplikon seksin, por ka shtuar se është e kënaqur me jetën e saj intime në këtë moment. “Nuk dua të përgjigjem në këtë, por ajo çfarë mund të them, është se jam mjaft e kënaqur me jetën time seksuale në këtë periudhë”, është përgjigjur ajo. Që nga ndarja nga bashkëshorti Chris Martin, aktorja nuk ka pasur ndonjë lidhje serioze afatgjate, por gjithsesi se është parë në shoqëri të meshkujve të ndryshëm. /Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here