Me një fizik të tonifikuar, linja tepër të rregullta dhe tërësisht e privuar nga celuliti, aktorja Gwyneth Paltrow është shndërruar në një objekt zilie për shumë femra të tjera.

Megjithatë, në një intervistë për një revistë amerikane, nëna e dy fëmijëve qartësoi se forma e saj e mrekullueshme nuk është një dhuratë e natyrës dhe as e rastësishme.

”Nuk është as fat dhe as gjene të mira. Punoj shumë për të ruajtur këtë formë. Shpenzoj të paktën një orë e gjysmë në pesë ditët e javës për këto linja, por mendoj se e gjithë kjo sakrificë ia vlen”. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here