Aktorja 39 vjeçare, fituese e Oscar Gwyneth Paltrow do të paraqitet në një reklamë 6-mujore e cila do të shpërndahet në mbarë boten në nëntorin e ardhshem. Askush nuk mund të mohojë faktin që Gwyneth është një zonjë e mrekullueshme. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse kjo aktore është zgjedhur si fytyra prezantuese e disa nga markave më të njohura.

Lajmi më i fundit rreth saj është, se ajo do jetë fytyra që do prezantojë marken e njohur ‘Max Factor’ në një periudhë 6-mujore. Pat.McGrath krijuesi i përgjithshëm i ‘Max Factor’ tha, ‘Unë kam përzgjedhur 11 artistë kozmetike, kombëtar që do të merren me grimin e aktores. Ato do të inspirohen nga jeta e saj, rolet e ndryshme që ka luajtur, modele, aktore, mama dhe këngëtare.’

Mel Arter, grimiere, tha që do jetë një nder të punojmë me një bukuri natyrale si ajo e Gwyneth. ‘Është e mahnitshme pjesëmarrja në këtë fushatë’, tha ajo. ‘Gwyneth është një burim frymëzues për ne, ishte shumë emocionuese të punoje me atë. Gjithashtu ishte mjaft interesante të punojë edhe me artistë të tjerë të make up-it dhe të shikoje se si aplikonin make up të magjishëm mbi fytyren e saj të mrekullueshme.’

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here