Gwyneth Paltrow do të luajë në një tjetër episod të serialit “Glee”, ku mes tjerash do të këndojë edhe një këngë të Adele.

Fituesja e Oskarit do të paraqitet për të tretën herë në serialin televiziv, ndërsa kënga e Adele, “Turning Tables”, do të jetë njëra nga performancat e aktores.

Në serialin muzikor, Paltrow luan rolin e arsimtares zëvendësuese Holly Holliday, ndërsa më herët në këtë shou televiziv, ajo ka kënduar këngën e Prince, “Kiss” dhe atë të Rihannas, “Umbrella”. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here