Këngëtarja 45 vjeçare ka patur mundësinë të punojë pranë Eminem së fundmi, falë një bashkëpunimi për këngën ‘Kings Never Die’ për filmin e boksit ‘Southpaw’ dhe ka rrëfyer se është ndjerë e privilegjuar dhe shumë e emocionuar që është zgjedhur të punojë me të, që sipas saj është një artist ‘ndryshe’.
“Kam kërkuar aq shumë që të bashkëpunoj me të. Eminem është aq i jashtëzakonshëm dhe një artist i vërtetë. Po ashtu është edhe pak i çuditshëm, sa të gjithë e njohim për atë fakt”, ka deklaruar Stefani.
Këngëtarja ka shtuar gjithashtu në intervistën e saj për Eonline se ftesa për këtë bashkëpunim të shumëpritur nuk erdhi në momentin e duhur, pasi bukuroshja nuk ishte në formën e saj më të mirë.