Gwen Stefani , me familjen në kinemaGwen Stefani ka kaluar një periudhë të ngarkuar, duke udhëtuar në gjithë Amerikën e veriut për të mbajtur koncertet e planifikuara më herët, por 45-vjeçarja nuk e harron familjen e saj.

Me pamjen e saj të zakonshme, shoqëruar nga bashkëshorti Gavin Rossdale dhe tre djemtë, Kingston, Zuma dhe Apollo, kishin vendosur të shkonin në kinema për të parë një film.

Bashkë me familjen e këngëtares, ishte edhe vajza që kujdesej për fëmijtë e Stefanit. Në intervistat e mëhershme, Gwen kishte deklaruar se familja është e para dhe se i vjen keq që fëmijët duhet të vuajnë ndonjëherë mungesën e saj.

Nëna e tre fëmijëve është duke punuar edhe në albumin e tretë të saj, i cili pritet të publikohet në fund të këtij viti. Gjithashtu, këngëtarja duket më e qetë tani, pasi njëri adhurues i saj ka marrë urdhër nga gjykata që të qëndrojë larg saj.

Personi i njohur si Richard Portnoy, kishte shkuar në shtëpinë e këngëtares dhe të prindërve të saj, duke i shqetësuar. Ka qenë i ati i Gwen, Dennis Stefani që ka kërkuar nga autoritetet të reagojnë, ndërsa tani Portnoy nuk lejohet t’i afrohet Stefanit dhe familjarëve të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here