VIP-at shpenzojnë orë të tëra për tu dukur sa më mirë në publik, por është e rrallë të gjesh një person të famshëm që të mburret për pamjen e tij.

Ndryshe nga të tjerët, Gwen Stefani e shpreh hapur dhe e pranon se është krenare për paraqitjen e saj.

“Jam shumë mendjemadhe. Më pëlqen vetja”, u shpreh këngëtarja për revistën “Elle”.

Stefani foli edhe për spekullimet se ajo është frymëzimi i këngëtareve si Rihanna dhe Lady Gaga: “Nuk besoj se është e vërtetë. Nuk e shoh veten tek ato vajza. Unë zakonisht vesh pantallona kur dal në publik.

Këngëtaret e sotme kanë qëllim në vetvete të bëhen seks-simbol.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here