“Guns N’ Roses” iu kanë bërë fansave një befasi të këndshme në ditën e Shën Valentinit, me ç’rast grupi ka mbajt koncertin e dytë befasues brenda një jave, në New York.

Frontmeni Axl Rose mbajti një koncert të vogle akustik të enjten në dyqanin e dizajnerit John Varvatos në Manhattan, si pjesë e Javës së modës në qytet.

Ndërsa të dielën ai ka bërë befasinë e radhës duke u paraqitur me grupin e tij në një lokal në Manhattan, ku performuan këngë nga albumi i ri “Chinese Democracy”, si dhe hitet e tyre klasike, siç është “Sweet Child O’ Mine”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here