Këngëtarja e cila bëri revolucion në muzikë viteve të fundit padyshim është biondina tejet tërheqëse me zërin e saj fenomenal Elvana Gjata.

Përpos transformimeve pozitive që ka bërë gradualisht në muzikë, repertuari artistik është pasuruar me shumë hite të cilat kanë gjetur mbështetjen e plotë të publikut.

Elvana Gjata aktualisht është këngëtarja më e popullarizuar në të gjitha trevat shqiptare, e cila përkundër konkurrencës që ekziston në tregun muzikorë, vazhdon të mbetët dominuese dhe e veçantë, qoftë në bashkëpunimet të cilat i sjellë kohë pas kohe, por edhe në realizimet solo.

Ndërsa sa i përket fizikut të Elvanës, komentet në këtë aspekt janë kota… Elvana Gjata ka dhënë një intervistë të gjatë për portalin në gjuhën shqipe të Maqedonisë, zhurnal.co.mk

Elevana cilësoheni këngëtarja më e suksesshme e viteve të fundit, gjithnjë duke u bazuar në punën tuaj intensive si dhe realizimet e një pas njëshme të plasuara. Na përshkruani me pak fjalë rrugën që bëtë deri tek kjo pozitë që keni sot në mesin e shoëbiz-in shqiptarë?
Elvana Gjata:
Nuk ka qenë e thjeshtë. Më është dashur shumë punë, por pasioni për muzikën është i pashtershëm dhe burim energjie për mua. Gjithashtu edhe fakti që un pata dhe përkrahjen e madhe të publikut të Kosovës ka qenë shumë e rëndësishme për mua. Un fillova me “Ethet e së premtes” dhe më pas u njoha me Florin. Sukseset e mia mbajnë dhe firmën e tij.

Përpos momenteve të mira dhe të suksesshme në karrierë, sa ka qenë kjo rrugë drejt suksesit e përshkruar edhe me zhgënjime?
Elvana Gjata:
Natyrisht që ka pasur dhe zhgënjime për sa kohë je në marrëdhënie me njerëz të ndryshëm. Ka pasur projekte të mia që për fat të keq nuk kane dalë kurrë. Por jam e fortë dhe vazhdoj përpara.

Përpos Shqipërisë sot gëzon suksesin në gjitha trevat shqiptare. A mund të na tregoni mënyrën tuaj aq të suksesshme që keni përdorur të futeni edhe në tregun muzikorë në Kosovë?
Elvana Gjata:
Nuk ka pasur asnjë mënyrë, thjeshtë ndodhi, në njëfarë mënyre dashuri me shikim të pare. Publiku i Kosovës është shumë artdashës dhe thjeshtë e donte muzikën time dhe mua. Unë u jam mirënjohëse për këtë.

Sa mendoni ka dallime në mes të estradës në Kosovë dhe Shqipëri?
Elvana Gjata:
Mendoj që në dy estradat është dëshira e madhe për evoluim.

Një numër i këngëtarëve si sukses të garantuar e kanë cilësuar huazimin e këngëve. A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje që të huazoni ndonjë këngë qoftë të njohur apo jo të njohur për publikun ?
Elvana Gjata:
Kurrë dhe nuk ndodhi kurrë tek unë.

Gjatë viteve të karrierës vërehet edhe ndryshim i imazhit dhe stilit të Elvanës, kush përkujdeset për gjitha këto, dhe sa mendoni se luan rol në suksesin e një artisti veshja dhe pamja visuele?
Elvana Gjata:
Më pëlqen të vij gjithmonë ndryshe. Kryesisht përkujdesem vetë por bashkëpunoj edhe me stilistë shqiptar e kosovar, do të përmendi këtu Jona Mucen.

E cilësoni dukjen fizike tek vetja si në plus i cili ju ka ndihmuar në karrierë?
Elvana Gjata:
Është një faktor shumë i rëndësishëm sepse ti bëhesh një pikë referimi për publikun femëror.

Kjo verë ka qenë ndër sezonet më të favorshme për Elvanën, keni pasur këngë dhe bashkëpunime shumë të suksesshme, vlen të përmendet hiti “A ke ti zemër” dhe “Mamani nejen”. Na flisni për këto dy realizime si dhe suksesin e arritur?
Elvana Gjata:
Puna flet vet me mire se un. Faleminderit shumë Entermedias, Fuges për profesionalizmin që disponojnë. Jam e lumtur që realizuam dy projekte shumë të suksesshme.

Tek kënga “Mamani nejën” vërehet ndryshim i dukshëm në pamjen tuaj. Sa mendoni ju është përshtatur ai stil dhe sipas komenteve sa mendoni një pamje e tillë ju ka pëlqyer publikut tek Elvana ?
Elvana Gjata:
Mendoj që është pëlqyer shumë ai ndryshim tek unë, megjithëse një pjesë janë mësuar të më shohin me një look shumë të thjeshtë. Mua vetë më pëlqejnë ndryshimet por pa dalë nga origjinali.

Megjithëse shquheni si artiste e cila në çdo festival ku keni qenë pjesëmarrëse jeni shpërblyese me çmime mjaft të rëndësishme, planifikoni që edhe në të ardhmen të jeni pjesë e këtyre evenimenteve?
Elvana Gjata:
Ndjej një kënaqësi të madhe kur marr pjesë nëpër festivale, por për momentin nuk kam ndonjë plan.

Megjithatë për shumicën e këngëtarëve pikësynim mbetet përfaqësimi i shtetit shqiptarë në Festivalin Evropian “Euro Song”. Cila është ambicia juaj, keni menduar që ta sfidoni vetën edhe në Festivalin e RTVSH-së?
Elvana Gjata:
Unë mendoj që ka edhe mënyra të tjera për ta përfaqësuar Shqipërinë në Evropë dhe në botë, dhe për këtë gjë unë jam në punë e sipër.

Çfarë aktualisht po punon Elvana, cili do jetë projekti i ardhshëm që publiku mund ta pret nga ju?
Elvana Gjata:
Po punoj për albumin e dytë edhe për një hit të ri, i cili do vij tani në nëntor.

Sa i përket bashkëpunëtorëve muzikorë, kompozitorëve, tekst shkruesve, por edhe video produksioneve, sa keni dëshirë të eksperimentoni në këtë segment, apo ndoshta tani keni zbuluar ekipin e suksesshëm të bashkëpunimit?
Elvana Gjata:
Gjithmonë jam në kërkim të produksioneve të reja, por për momentin jam shumë e kënaqur me Entermedian, produksioni më i suksesshëm në Kosovë.

Në të kaluarën shumë pak në media jeni deklaruar rreth jetës private. Sa ju kanë kursyer mediet në këtë aspekt si dhe nga thashethemet, dhe sa keni qenë cak i paparacove të cilat viteve të fundit mjaft shumë shqetësojnë VIP-at ?
Elvana Gjata:
Jetën time private e ruaj me fanatizëm. Dua që të jetë vetëm e imja.

Do deklaroheni në këtë intervistë rreth statusit tuaj aktual, single apo In a Relationship?
Elvana Gjata:
Vazhdoj ti qëndroj përgjigjes së mësipërme. (Zhurnal)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here