Grupi 'Spice Girls" pa Posh-inGrupi i vajzave shumë të suksesshme “Spice Girls”, patën një takim mbrëmë në Londër, por pa Victoria Beckham.

Emma Bunton, Mel B, Mel C dhe Geri Halliwell ishin plot buzëqeshje kur dolën nga restaurnati The Palm.

Për mungesën e Victoria-s anjëra nuk dëshiroi të fliste, por ne kemi dëgjuar se ato patën një zënkë të vogël dhe ndoshta kjo mund të jetë edhe arsyeja se pse ato nuk e ftuan Vici-n.

Pas darkës ato e vazhduan ende argëtimin e tyre, për të zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes.

Ndërkaq Mel B për këtë takim të tyre në Twitter tha: “Ne patëm një darkë të mrekullueshme së bashku. Mel C, Emma, dhe Geri, unë i dua shumë ato”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here