Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një televizion me audiencë prej 2.2 milion shikuesish ka nisur të transmetojë një reality show të çuditshëm: ndjek hap pas hapi jetën e grave, apo partnereve të personave të lidhur direkt me mafian në SHBA.

Publiku amerikan ndjek hap pas hapi dertet, gëzimet, shqetësimet, problemet, sfidat dhe inatet e grave besnike të bosëve të mafias, të cilat duhet në shumë raste të rrisin fëmijët e tyre dhe nga ana tjetër të mbrojnë deri në fanatizëm dashurinë dhe besnikërinë ndaj burrave të futur në burg.

Njëra prej tyre, quhet Drita dhe është shqiptare. Drita, është aktualisht një prej personazheve më të forta të këtij reality show. Ajo është bashkëshortja dhe nëna e fëmijëve të Leo D’avanzo, një mafioz italian që vitin 2001 është kapur nga FBI me akuzat për pastrim parash, trafik droge, rrëmbim njerëzish, e vjedhje bankash.

Ai ndodhet aktualisht në burg, për herë të dytë, pasi në vitin 2001 prokurori i Long Island në SHBA arriti të bindë gjykatën për akuzat e vjedhjes me dhunë të një banke.

Ndërsa bashkëshorti i Dritës, një prej liderëve të një bande të lidhur ngushtë me mafian kolumbiane, vuan dënimin në burg, ajo është e detyruar të rrisë dy fëmijët e tyre: Aleeya (9 vjeç) dhe Gizelle (3 vjeç).

Historia e pabesueshme e shqiptares së fortë

Drita është rritur nga një familje shumë tradicionale shqiptare nga veriu i Shqipërisë dhe iu desh të luftonte me të atin, një trainer futbolli, në mënyrë që të arrinte të martohej me një të huaj, për më tepër me një Italian mafioz!

Ajo u rrit ndryshe nga gjithë bashkëmoshataret e vet. I ati, një malësor tipik shqiptar, e rriti duke e trainuar në një skuadër futbolli në Long Island. E trainoi në atë mënyrë që çdo mashkull futbollist t’ia kishte frikën. Ajo nuk ishte e lejuar që të qante, për shembull! Nuk ishte lejuar asnjëherë nga i ati që të shfaqte dobësi apo feminilitet.

Sipas të gjitha mediave të lajmeve rozë në SHBA, ajo ishte trainuar aq mirë sa u thirr të luante me skuadrën kombëtare të futbollit në SHBA. Gjithçka ishte gati për këtë hap, por Drita njohu, në ato momente, atë që do të bëhej bashkëshorti dhe babai i fëmijëve të saj.

Ajo e njohu në rrugë Lee dhe pas disa takimesh me të përfunduan të martuar. Gjithçka shkonte vaj derisa Drita ngeli shtatzënë me fëmijën e parë. Në atë moment, federalët e shoqëruan Lee në burg me akuzën e vjedhjes me dhunë të një banke dhe e dënuan me 8 vjet heqje lirie.

Lee i premtoi besnikëri dhe dashuri të përjetshme, i premtoi madje edhe se nuk do ta braktiste asnjëherë dhe se nuk do ta linte më të vetme. Gjatë kohës kur burri i saj ishte në burg, Drita, e frikësuar se mos situata të tilla do të përsëriteshin, dhe në nevojë për të krijuar një pavarësi e siguri financiare hyri në disa kurse për kozmetikë dhe rezultoi e suksesshme.

Lee doli nga burgu dhe së bashku nisën një jetë të re. Blenë një shtëpi të re dhe Lee madje u punësua ne një punë të rregullt. Por kjo jetë në vaj s’mund të zgjaste shumë. Lee u burgos sërish dhe u akuzua për herë të dytë. Atë herë me 5 vjet heqje lirie.

Për dashurinë me mafiozin

Aktualisht në programin reality show të gjithë audiencës iu bë një pyetjë e thjështë: a duhet Drita, një grua e fortë, autoritare dhe e shpenguar të lejojë Lee që të shikojë fëmijët e tij në burg? Në fakt, Drita dëshiron që vajza e saj e madhe, Aleeya të ketë një marrëdhënie të mirë me të atin.

Për këtë arsye ajo e çon të bijën shpesh në burg që të takohet me të atin *ndërsa vajza e vogël që është vetëm 3 vjeç nuk mund të hyjë në një ambient të tillë). Në fillim Drita i kishte thënë së bijës se babai i saj ishte larguar me punë, por më pas ajo vendosi t’i tregojë të vërtetën.

Gjithçka që dihet me siguri është se Drita ende e do babain e fëmijëve të saj, pavarësisht se ai ndodhet në burg dhe pavarësisht akuzave të rënda që rëndojnë mbi të. Si Drita ka dhe gra të tjera që po mbajnë frymën e audiencës amerikane në këtë reality show të jashtëzakonshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here