Edhe pse përndryshe janë të afërta me njëra-tjetrën, motrat Ecclestone kanë pasur një grindje të ashpër. Tamara deri kohë më parë në Twitter e ka lavdëruar motrën e saj Petra-n, duke e quajtur të mahnitshme, ndërsa ka qenë edhe ndrikull në martesën e saj luksoze.

Mirëpo, vikendin e kaluar në Los Anxhelos, ato janë grindur ashpër gjatë një darke në një restorant. Petra-s nuk i ka pëlqyer plani i Tamara-s që të vijë për të jetuar në Los Anxhelos dhe atë në vilën e saj luksoze.

Motra më e moshuar, pra Tamara ishte zemëruar për këtë dhe e kishte lëshuar restorantin. Ajo kishte pritur kërkimfalje nga Petra, por ajo nuk e ka bërë këtë. Tamara së shpejti në Los Anxhelos fillon karrierën televizive.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here