Shkëlqimi dhe ngjyrat e pemëve apo të tokës janë të preferuara për grimin.

Ky stil u përshtatet të gjithave, sepse përcjell ngjyrën e syve dhe të flokëve. Në vazhdim të këtij teksti do t’ju ndihmojmë që të zgjidhni atë që ju përshtatet më mirë, për të shpjeguar të gjitha veprimet e zbukurimit hap pas hapi.

BRUNIA NXIRRNI NË PAH FYTYRËN
Ngjyrat vishnje dhe çiklamini…janë mijëra nuanca të ngjyrës së trëndafiltë, të cilat mund të përdoren gjatë të gjitha stinëve. Ngjyrat e buta u përshtaten edhe biondinave që kanë sy gështenjë të shkëlqyeshëm, por edhe atyre që kanë flokë ngjyrë gështenje.

DOZOJENI NGJYRËN
Nuk është e lehtë të kapësh sasinë e vërtetë të prodhimeve. Në qoftë se shfrytëzoni të kuqen në formë pluhuri, para se të lyeni me tonin e mollëzave mbi fytyrë, shikoni si ta përshtatni këtë ngjyrë me veshjen dhe flokët.

SI TË ZGJIDHNI
Flokët e zinj nuk e formësojnë përherë fytyrën me ngjyra të ngrohta. Me rastin e zgjedhjes së bazës së lëngët, hijesimit dhe të kuqtë, do t’ju ndihmojmë me disa rregulla: në qoftë se lëkurën e keni krejtësisht të shkëlqyeshme, zgjidhni nuanca të ftohta ngjyrë të trëndafiltë, në qoftë se ajo është pak e verdhë, më mirë do t’i përshtatet ngjyra pjeshkë, ndërsa ngjyrat e errëta i përshtaten ngjyrës së artë. Të kuqtë e trëndafiltë është i nevojshëm të përdoret me kujdes. Vini në pah grimin përherë në dritë natyrore (drita e neonit nuk e tregon ngjyrën e vërtetë), vini në pah këto produkte dhe gradualisht shtojeni sasinë. Po në qoftë se e teproni? Përmirësojeni gabimin me pudër. Mbajeni mend se të kuqtë e errët “banon” në fytyrën e rrumbullakët, ndërsa të kuqtë e shkëlqyeshëm zbusin vijat e fytyrës.

BUZË TË FLAKTA
Në qoftë se keni lëkurë të errët natyrore, kursejeni kohën dhe mundin: mos përdorni ngjyrën e butë të trëndafiltë, i cili nuk do të duket, më mirë ju përshtatet ngjyra çiklamini apo lule vathi. Në qoftë se dëshironi që buzët t’ju duken më të plota, vendosni shkëlqim, në qoftë se keni buzë të formësuara mirë, shfrytëzojeni shkëlqimin mesatar.

PËR SY
Në qoftë se shfrytëzoni hijesim të trëndafiltë për sy, mjafton që në buzë të qitni vetëm shkëlqim, por vetëm pasi t’i keni vizatuar me lapsin që ka ngjyrën e lëkurës suaj. Hijesimet e trëndafilta mund t’i përzieni me ngjyra të tjera dhe në atë mënyrë të fitoni ngjyrën tuaj speciale. E bronzta dhe e arta u përshtaten atyre që kanë ngjyrë dhe lëkurë të rrezitur, derisa ngjyra e mullagës dhe ngjyra vjollcë më mirë u përshtaten femrave që kanë ngjyrë të zbehtë.

BIONDJA THEKSOJINI SYTË
Shkëlqimin e hijesimit bëjeni duke filluar nga këndi i brendshëm i kapakut të sipërm deri te vetulla.

VIZATOJINI
Pas vijës së qerpikut të kapakut të poshtëm tërhiqeni një vijë të hollë. Fillojani nga këndi i brendshëm dhe tëhollojeni vijën në drejtim të pjesës së jashtme të syrit.

PLOTËSOJINI
Bëjeni rimelin pa njolla dhe pa mundim: me gisht ngrijeni ngadalë kapakun e syrit deri në atë mënyrë që qerpikët pak të rrafshohen, ndërkaq furça duhet të rrëshqasë lehtë në të. HARMONIA NATYRORE Biondet kanë një përparësi, sepse ngjyra e flokëve dhe e lëkurës u përshtaten pothuajse të gjitha nuancave. E verdha, e portokallta, ngjyra pjeshkë… përsosmërisht u përshtaten.

GUXIMSHËM
Syve, shumë mirë do t’u përshtaten nuancat e ngjyrës së tjegullës, bashkë me lapsin e zi, me të cilin duhet hijesuar në mënyrë që pamja të fitojë në thellësi. Sytë e shkëlqyeshëm kurrë mos i grimoni “ton mbi ton”, por me ngjyra kontrasti, me nuanca të ftohta në qoftë se keni sy të kaltër apo të kaltër në të përhimtë, me nuanca ngjyrë bedunice dhe bronzi në qoftë se sytë i keni të gjelbër.

SYTË DHE VETULLAT
Mbajeni mend se vetullat janë kornizë natyrore e syve, prandaj patjetër duhet të jenë të përsosura. Në qoftë se janë të shkëlqyeshme, hijesojini me një vijë pothuajse të padukshme të hijesimit të cilën duhet ta bëni me brushë. Së paku për çaste të rëndësishme shfrytëzojeni rimelin, i cili do t’i bëjë qerpikët të duken më të thellë dhe do t’i plotësojë. Sytë e shkëlqyeshëm janë të ndjeshëm nga ata të gështenjtë dhe të gjelbrit, lehtë skuqen dhe në kontakt me grimcat e pluhurit të hijesimit djegin. Andaj shfrytëzojini vetëm prodhimet hipoalergjente. Do të mbroni sytë, por edhe grimin, sepse sytë nuk do t’ju lotojnë.

BUZË TË BUTA
Meqë tërë kujdesin ua keni kushtuar syve, buzët ngjyrosini me nuanca të buta ngjyrë qelibari apo trëndafili. Për grim të mbrëmjes vendosni një shtresë të hollë mbrojtësi në formë lapsi apo kremi dhe një shtresë shkëlqimi shumë pak të dukshëm./GazetaShqiptare/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here