Nuk e dimë sa e vështirë mund të jetë për një këngëtar, ndërsa sheh kolegët e tij duke kënduar dhe vetë rri e vëzhgon… këtë ndjesi më mirë se kushdo do të mund të na e shpjegonte Greta Koçi, e cila tashmë ka hequr dorë nga veshjet e saj rinore për të qenë në të njëjtën harmoni me pjesën serioze të Partisë Demokratike, si në këtë rast ku gjendet krah ministrit të Financave, Ritvan Bode e ish-ministres Edit Harxhi.

Përballë saj në skenën e ngritur përpara universitetit të Tiranës, kolegët e Gretës këndojnë, kërcejnë dhe shijojnë kënaqësinë që të jep skena… Sa do t’i zgjasë inati për të hipur sërish në skenë Gretës nuk e dimë…

Por, nga fotoja, kuptojmë që ajo për herë të parë kolegët e saj duket se i ka vërtetë zili!  Koha Jone

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here