gretaKëngëtarja nga Shqipëria, Greta Koçi, ka lansuar videon e re muzikore për fansat e muzikës së saj.

“Atij” mban titullin kënga, e cila vjen në një version të qetë, ndërsa Greta shfaqet mjaft joshëse në klip.

Muzikën e ka bërë Alandy (‘Max Audio’), ndërsa tekstin e ka shkruar Fifi.

Ana vizuale i është besuar Max Production që e ka realizuar videoklipin.

Në javët e fundit, këngëtarja i ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, ku është shfaqur tejet e pëlqyeshme.

Një set fotografik që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e Gretës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here