Të gjithë e kujtojmë që ajo është ngjitur në skenë në moshë shumë të re, aq sa edhe sot që ajo është rritur, e kujtojnë si një vajzë të vogël. Është këngëtarja Greta Koçi e cila, ndan me lexuesit e “Koha Tjeter”, si është një dite e saj e zakonshme jave, ku angazhimet nuk janë si të të gjithë moshatarëve. Sepse prej disa muajsh, Greta është edhe një ndër drejtueset kryesore të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në një intervistë për gazeten “Kohe Jonë” në suplementin “Koha Tjeter”, Greta shpreh dhe përjetimin me dhimbje të humbjes së gjyshes që e konsideron njeriun më të dashur të saj. Përjetim që nxiti si Gretën dhe motren e saj Eni, t’i kushtojnë një këngë. “Më sheh nga lart”, është kënga me të cilen Greta është prezantuar si konkurrente edhe në festivalin “Kënga Magjike 2012″.

Para pak javësh ditësh ishit e ftuar në spektaklin “100 Vjet Muzikë”, ku përzgjidhen emrat më të mire të këngës. Si e pritet ftesën?

Kur mora ftesën e organizatorëve të spektaklit të mrekullueshëm “100 Vjet Muzikë” u ndjeva vërtet shumë mirë. Ishte një emocion shumë i veçantë fakti që këndova një këngë që shumë vite më pare ka qënë hit. Kënga që unë këndova titullohej “Mimoza e dashurisë” dhe kur po e dëgjoja ne shtepi per ta mesuar, mamaja ime me thoshte: “Kjo kenge ka qene shume e njohur kur une kam qënë e re”. Nga ana tjetër ky spektakël është shumë lart për nga niveli artistik, gjithashtu për atë që përcjell tek publiku por edhe për nga realizimi. Kështu që për mua marrja e kësaj ftese, ishte nder dhe privilegj. Në atë skenë, u ngjita përkrah emrave shumë të mëdhenj të këngës. Kisha vertet shumë emocione. Si në naten në të cilen isha pjesëmarrëse unë, ashtu edhe në netët e tjera, në skenën e spektaklit “100 vjet muzikë” janë ngjitur emra të mëdhenj, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe të trojeve shqiptare, kështu që emocionet për mua ishin të medha. Por e rëndësishme ishte se u ndjeva shumë mirë.

A do ju shohim edhe në ndonjë mbrëmje tjetër, apo kjo ishte dalja juaj e vetme të ky spektakël?

Besoj se bashkëpunimi do të vazhdojë, pasi unë ftesën e kam marrë, por për shkak të angazhimëve të mia, edhe përtej profesionit tim si këngëtare, nuk mund të them me saktësi se në cilen natë do të jem përsëri pjesëmarrëse.

Thatë se jeni shumë e zënë këto kohë, por si është e përditshmja tuaj e zakonshme?

Pasi që jam diplomuar në degën e Shkencave Politike, tashmë jam angazhuar edhe në pjesën e politikës, pasi jam drejtuese e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Kam dhe një radio timen që e menaxhoj dhe sigurisht që një pjesë të ditës I’a kushtoj edhe muzikës, kështu kalon pjesa më e madhe e ditës sime, shumë e ngarkuar.

Po me motrën tuaj, sa kohë kaloni?

Varet nga obligimet e mia, ka raste që rrimë bashkë gjithë diten, më shoqeron në studiot e inçizimit apo në prova dhe ka ditë të tjera, kur unë hap derën e shtëpisë në mbrëmje dhe Eni më kap në qafë dhe më thotë: “Më ka marrë malli”.

Edhe është bërë këngëtare, a keni ndikuar ju tek ajo?

Unë mëndoj se veshi muzikor është i lindur dhe padyshim që Eni e ka atë. Por ajo është rritur në një ambient familjar ku i është kultivuar ky vesh, në një familje ku dëgjohej vetëm muzike. Dhe unë them se nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse dëgjonte muzike thuajse 24 orë. Sigurisht që kjo ka qënë pa diskutim edhe dëshirë e mamasë sonë. Por edhe unë duke qënë fëmija më i madh, kam punuar pak më shumë me të, besoj se ajo tashmë është në rrugën e duhur.

Mëqënëse ju keni ndikim tek Eni, a do t’a shohim edhe atë në të ardhmen në politikë?

Jo nuk e besoj, në radhë të parë sepse Eni është shumë e vogël për të ndarë këtë pasion me mua. Mëgjithëse ajo në fakt ka shumë dëshira. Një herë thotë se do të bëhet doktoreshë dhe një herë thotë se do të studiojë për Juridik. Por gjithsesi këto janë dy pasionet e saj. Unë nuk e shoh si pjesë të politikës, por sigurisht nuk i dihet të ardhmes, ka kohë.

Ju jeni konkurrente në festivalin Kenga Magjike 2012, si po pritët kënga juaj?

Të them të drejtën më ka bërë përshtypje interësimi që kishin për këngën time, pasi ka qënë i mënjëhershëm. Unë kam marrë edhe herë të tjera pjesë në këtë festival, por interesimi për këtë këngë ka qënë shumë i madh. Ndoshta ka qënë tema që ka trajtuar kënga ime, ajo që ka bërë më shumë përshtypje dhe ka tërhequr vemëndjen pasi kënga është shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe ka qënë shumë e klikuar. Ka qënë një këngë që unë e mendova në momentin e fundit për t’a paraqitur si konkurrente në këtë festival. Në përgjithsësi i’a dedikonim njeriut që donim më shumë, gjyshës sonë e cila ka gjashtë muaj që është ndarë nga jeta. Ne kishim një lidhje të jashtëzakonshme me të, pasi ajo na ka rritur dhe ka jetuar me ne, mund të them se vdekja e saj për mua ka qënë momenti më i vështirë në jetë, nuk kam përjetuar moment më të vështirë se ai. Dhe e kishim në zemer, pra në e ndjeme ashtu, për t’i bere ndonjë klip, më pas vendosem që të konkurronim në festivalin “Kënga Magjike”.

Tekstin e këngës e ka bërë Eni, po titullin kush e vendosi?

Mund të them se ishte një mendim i përbashkët, edhe pse vulën në fund i’a vuri Eni. E menduam “Më sheh nga lart” që të jepej tamam ideja e saj çfare donim ne. Pasi në besojmë se njerëzit që nuk jetojnë më, na shohin nga lart.

Do të kemi ndonjë klip tuajin të ri, pas kësaj këngë?

Po, besoj se po, por angazhimi im politik më merr kohë. Ndaj edhe jam shkëputur pak nga skenat muzikore dhe nisur nga ky fakt, vendosa të jem pjesë e “Këngës Magjike 2012″. Mendoj se duhet të jem e pranishme në të tilla evente, pasi bërja e një videoklipi, nuk është çeshtja të shpenzimet , por të merr kohë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk do të kem një videoklip, pa diskutim që do të bëj një klip të ri, ndoshta do të jetë edhe kënga e festivalit, ajo për gjyshen, “Më sheh nga lart”.

Yllka Selita Koha Jonë

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here