Këngëtarja Greta Koçi pa dyshim se është prej këngëtareve më të pëlqyera shqiptare.

Bukuroshja është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, por ajo refuzoi të marrë pjesë në festivalet që janë mbajtur këtë fundvit.

Greta realizoi një pyetësor me adhuruesit e saj ku është treguar e sinqertë për shumë tema.

Ajo ka folur për pjesëmarrjen në festivale, ku ka cilësuar se nuk ka vlerësim të ndershëm.

“Së pari për ju që shihni festivalet, ato janë argëtuese, por ne që kemi provuar është “strapacuese”. Gjithesesi mendoj se Shqipëria është ndër vendet e vetme ku bëhen ende festivale. Në botë bëhen ndarje çmimesh, vlerësim këngëtarëve dhe hiteve të tyre gjatë një viti”.

“Tek ne, edhe kur tentohet të bëhet kjo, nuk ka vlerësim të ndershëm. Ka konjuktura, intriga… nuk ëhen festivalet dhe garat që fituesi të dihet që më përpara se secili do të jetë se është miku i këtij, miku i atij. Në art s’ka miq, s’ka hatër. Në art ka konkurim të ndershëm dhe vlerësim, për të gjithë artistët që lodhen shumë për t’i dhënë muzikë të mirë këtij vendi”, shprehet mes tjerash Greta.

Ajo vazhdoi të përgjigjej edhe në shumë pyetje tjera, ku refuzoi të pranonte nëse është në lidhje. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here