Këngëtarja Greta Koçi, e cila pak dite me parë u angazhua publikisht në politikë duke u bërë anëtare e Forumit Rinor të PD, duket se do të jetë active në politikë, aqsa edhe në muzikë.

Pas një karriere të suksesshme muzikore, dhe tashmë një radioje në pronësi të saj në Tiranë, Greta Koçi angazhimin në politikë e ka marrë mesa duket shumë aktivisht.

Pak ditë pas hyrjes në Forumin Rinor Demokrat, mbrëmjen e djeshme Greta është parë në periferi të Tiranës në një tavolinë me prefektin e Tiranës, Keltis Kruja.

I pari që ka mbërritur në vendin e takimit ka qenë pikërisht prefekti I Tiranës, e mandej, aty ka shkuar edhe Greta Koçi.
Dy personazhet kanë konsumuar pije energjike dhe pas rreth 30 minutash kanë dalë nga lokali së bashku. Takimi ka ndodhur jashtë orarit zyrtar dhe për më tepër në një bar-restorant në periferi të Tiranës mesa duket për të qenë larg vëmendjes së medias.

Pak çaste më pas, Prefekti I Tiranës ka hipur në vendin e pasagjerit në një BMVV X5 që e priste në parking ndërsa Greta Koçi, është larguar në këmbë për në brendësi të lokalit.

Ajo që bie në sy është se edhe në Forumin Rinor democrat pak ditë më parë, kanë qenë të pranishëm dy personazhet, prefekti I Tiranës, I emëruar nga qeveria Berisha por edhe këngëtarja Greta Koçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here