Kemi mesuar ke kengetarja Greta Koci ka dhene doreheqjen nga posti i kryetares se Forumit Rinor te PD-se.

Lajmi i mberritur ne redaksi flet per nje largim te Gretes nga posti i saj marre vetem disa muaj me pare, si pasoje e angazhimeve te shumta qe ai kerkonte, por qe nuk shperbleheshin financiarisht. Te gjithe i mbajme mend intervistat dhe deklaratat e kengetares ne lidhje me politiken, pasionin e saj te madh dhe vrullin me te cilin e kishte marre kete angazhim te ri.

Por mesa duket vrulli ka rene ndjeshem kur ai nuk eshte shperblyer. Dhe kjo eshte normale. Greta, nje figure e njohur e skenes dhe muzikes shqiptare, e cila ka arritur shume qe ne moshe te vogel, nuk po e perdorte politiken si nje trampoline apo si nje menyre per te bere perpara ne karriere, sepse ajo emrin tashme e ka krijuar.

Madje te gjithe e kemi pare impenjimin dhe seriozitetin me te cilin Greta e kishte marre kete detyre te re. Gjithsesi, nuk e dime nese ky largim vlen vetem per postin e nenkryetares apo do te jete nje shkeputje e perhershme e Gretes nga politika. Ne shpresojme qe te pakten kjo te kete edhe nje ane te mire, kthimin e Gretes ne muzike me hite te reja, te cilat na kane munguar.

1 Koment

  1. Ky lajm, eshte i rreme dhe eshte pergenjeshtruar nga gazeta paloma.
    Greta Koci vazhdon te jete nenkryetare e FRPD-es.Lajmi i publikuar dje ne gazeten tone nuk ishte i sakte,pas nje informacioni te gabuar te mberritur ne redaksi. Ne e pergenjeshtrojme lajmin e publikuar. Kemi kontakuar ne telefon me Greten dhe ajo pergenjeshtron ne menyre kategorike lajmin,duke theksuar se pjesmarrja e saj ne FRPD eshte me aktive se kurre me pare dhe se po punon fort per projektet per rinine shqiptare. Ne shenje korrektesie ndaj Gretes,por edhe lexuesve te gazetes menduam se ishte e drejte te benim kete publikim.Ne i kerkojme suksese te metejshme dhe i kerkojme ndjese publike per lajmin e publikuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here