Greta Koçi thotë se ajo do të dëshironte që i dashuri i saj të jetë nga fusha e saj, pra ajo e muzikës, por nuk përjashton as ndonjë lidhje tjetër në varësi të kualiteteve të partnerit.

“Patjetër nga fusha ime, por dhe nga fushat e tjera, mjafton të jetë, i komunikueshëm, shpirt mirë dhe i dashur me mua”, ka pohuar këngëtarja gjatë një interviste për mediat shqiptare.

Këngëtarja po ashtu ka folur edhe për karakterin e saj, duke thënë se është një person shumë i qetë.

“Si natyrë jam shumë e qetë, nevrikosem shumë rrallë, ndërsa si publikun më të zjarrtë veçoj publikun e Shkodrës, të Fierit dhe të Durrësit. Nga komplimentet që marr më shumë janë për zërin dhe vokalin tim. Sa për kujdesin për paraqitjen e jashtme, më shumë tregoj kujdes kur dal në skenë se sa në jetën time të përditshme”, ka thënë Greta Koçi. /Telegrafi/

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here