Janë të tria këngëtare shumë të dashura për skenat shqiptare. Vërtetimin për këtë që pohuam pak më parë e kemi marrë pikërisht gjatë fundjavës së shkuar, kur të tria këngëtaret kanë pasur koncerte në kryeqytet.

E para që e çeli siparin e koncerteve gjatë javës që shkoi, ishte Ingrit Gjoni, e cila me pamjen e saj prej barbie e me këngët hite, arriti të fitonte duartrokitjet e gjata të publikut gjatë të premtes në mbrëmje.

Greta Koçi, këngëtarja e njohur tanimë për performancat e saj ‘live’ ka korrur gjatë javës së shkuar shumë sukses me koncertin e saj.

Ndonëse lokali ku këndonte nuk ishte në një zonë të mbipopulluar, Greta ia doli ta mbipopullonte klubin… Me zërin e saj, ajo këndoi ritme të të gjitha trevave.

Sakaq Rozana Radi, këngëtarja e suksesshme, e njohur për dashamirësinë që ka fituar në publik ka kënduar të shtunën e shkuar në një karaoke të tejmbushur me njerëz, të cilët përveçse këndonin e kërcenin bashkë me Rozanën, u argëtuan pa masë edhe me numrat që kjo e fundit kishte përgatitur enkas për ta. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here