Greta Hoxha merr ofertë të majme nga AustraliaPas shkrimeve në “Daily Mail”, videot e bukuroshes që guxoi të dalë me gjoksin jashtë teksa jep lajmet në “Zjarr TV”, kanë udhëtuar deri në Australinë e largët.

Një producent dhe agjent modelesh nga Sidney i prezantuar si Kimmy Dee, i ka bërë një ofertë mjaft joshëse 24-vjeçares nga Fieri, Greta Hoxha.
“Kam parë videot e tua në ‘YouTube’. Këtu në Australi po hapet një televizion që do të lançojë lajme me spikere të zhveshura, ndaj ju propozoj të provonit të bënit punën tuaj jashtë vendit”,- i ka shkruar ai.

Oferta përmban një kontratë tremujore pune, me 3 mijë euro pagesë në javë, bileta e udhëtimit dhe qëndrimi në një banesë në Sidney.

Në lidhje me këtë ofertë, Greta shprehet për Panorama Plus se, “nuk kam vendosur ende, pasi jam në diskutime. Oferta të tjera kam pa fund, por jam më shumë e dhënë pas punës që kam aktualisht”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here