Greta Koçi bëri një revolucion në muzikën shqiptare.

Kjo jo thjesht për këngët që solli, por për moshën kur u prezantua për herë të parë në publikun shqiptar; sapo kishte mbushur 13 vjeç – e më tej një menaxhim të shkëlqyer që i bëjnë prindërit e saj.

Me një axhendë të ngjeshur klipesh, këngësh e koncertesh, ajo vjen tashmë për fansat e saj me një këngë anglisht.

Por nga ana tjetër, rrugën e saj duket se po ndjek edhe motra e saj Eni, e cila sapo ka prezantuar këngën “Vij tek ti”. Edhe Eni sot është 13 vjeç.

Ka bërë dy klipe dhe së shpejti do të sjellë një album të kompozuar nga Greta, motra e saj. Ndoshta edhe ajo do të ndjekë rrugën e së motrës, Gretës…

Por, mos do të thotë kjo se do të nisë një konkurrencë mes të dyjave…? “Asnjëherë Enin nuk do e shoh si konkurrente.

Është motra ime apo jo?! Gjithmonë do të dua që ajo të arrij gjithçka timen e të kaloj gjithçka timen” shprehet Greta për Bluetooth.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here