Gresa Behluli ka lansuar klipin e saj më të ri të titulluar “Pa justifikim”, një video e realizuar nga produksioni EMF Creative dhe e xhiruar në Vlorë dhe Gjirokastër.

Gjatë një prononcimi për të përditshmen “Zëri”, Gresa thotë se ka punuar me një përkushtim të madh dhe ka përshtypjen se kjo këngë dhe ky klip mund të jetë projekti më i mirë që ka realizuar nga ajo deri më tani.

“Kënga ‘Pa justifikim’ trajton një temë dashurie, ku bëhet fjalë për një ndarje të pajustifikueshme në mes çiftit. Pra janë të shumta rastet kur bëhen ndarjet pa pasur ndonjë arsye”.

“Kënga është realizuar mjaft mirë dhe besoj se ky është projekti më i mirë deri tani. Një meritë të madhe e ka edhe stilistja Besiana Behluli e cila ka bërë që unë të dukem më ndryshe në këtë klip”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Në vazhdim mund ta shikoni videon më të re të Gresa Behlulit, “Pa justifikim”.

http://www.youtube.com/watch?v=6xQHWuebhSs&feature=player_embedded

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here