Gresa sapo ka nisur punën në projektin e saj më të ri, këngën dhe videoklipin që pritet t’i hedhë shumë shpejt në treg.

Kënga e re e Gresës titullohet “Të kërkoj”, tekstin e së cilës e ka përgatitur Sami Aliu nga Shkupi, ndërsa kompozimin dhe orkestrimin e ka bërë Don Arbas.

“’Të kërkoj’ është një këngë më e veçantë nga të tjerat ngase është një këngë më ritmike, është e stilit progresiv-house, dhe adhuruesit do ta shohin një Gresë tjetër, një Gresë më ndryshe”, është shprehur këngëtarja për “Kosova Sot”.

Videoklipin e këngës kësaj here këngëtarja do ta realizojë në Shkup, në bashkëpunim me “Aleksandrin” dhe me “Supersonic Production” nga Shqipëria.

Krahas muzikës Gresa po ashtu është e angazhuar edhe me provimet master në Fakultetin e Drejtësisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here