Gresa Behluli mendon se celulari është shumë i nevojshëm për kryerjen e obligimeve të saja ditore dhe të karrierës së saj. Ajo mendon se celulari është një nga zbulimet më të mira të teknologjisë.

“Në çdo vend dhe çdo kohë, mendoj se është një ndër zbulimet më të mira të teknologjisë, është mundësia më e mirë për të kontaktuar me njerëz në kohë reale, pa marrë parasysh vendin se ku gjendesh”, shprehet ajo për “Zërin”.

Nuk është e pasionuar pas celularëve

Gresa nuk është shumë e pasionuar pas celularëve dhe thotë se ata i ndërron vetëm kur t’i dëmtohen apo kur ta sheh të nevojshme për t’i ndërruar. “Aktualisht kam një celular “Nokia E72” me ngjyrë të zezë. Është shumë komod dhe i përshtatshëm”, pohon këngëtarja Behluli, duke shtuar se edhe shpenzimet e saj janë mesatare.

“Më së shumti flas me familjen, të afërmit apo edhe shoqërinë”. Gresa nuk mban mend se sa më së gjati ka biseduar në celularë, por thotë se më shumë e thërrasin sesa thërret ajo vetë.

“Për shkak të punës që kam mund të them se më shumë më thërrasin, por edhe unë thërras shumë shpesh të afërmit e mi”, u shpreh Gresa, e bija e këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza./Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here