Filmi shqiptar “Maya” i regjisorit Pluton Vasi, ka vazhduar rrugëtimin e tij nëpër festivalet e filmit, duke u shpërblyer sërish.

“Maya” u shfaq në Festivalin e filmit “Ionnian International Digital Film” që u zhvillua nga data 15-22 shtator në Lefkadha të Greqisë, ku u prit mirë nga publiku grek, ndërsa fitoi çmimin special të jurisë.

Ky film  tregon historinë e një shqiptari që jeton në Perëndim, i cili kthehet në fshatin e tij për të rivarrosur të atin. Pasi takohet me bukuroshen Maya, ai kërkon të qëndrojë dhe të ngrejë jetën nga e para, por një rrjet vicioz thashethemesh dhe intrigash kërcënojnë lumturinë e tij.

“Maya” ka pasur një udhëtim të gjatë mbresëlënës që nga premiera, duke marrë një sërë çmimesh, mes të tjerësh edhe atë të regjisorit më të mirë në dy festivale të Britanisë së Madhe si dhe nominim për Golden Globe në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Shanghai, ndërsa është shfaqur në festivale të tjera në Goa të Indisë, në Salento të Italisë, e në Shtetet e Bashkuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here