Mesfushori i Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka, ka mohuar të gjitha prononcimet në rrjetet sociale që qarkullojnë në emrin e tij, si në Facebook e Twitter.

“Në Facebook shumë paraqiten rrejshëm në emrin tim. Shumë herë jam pyetur nëse e kam shkruar këtë apo atë. Në fakt, unë nuk e përdor as Facebook e as Twitter. Prejardhja ime është nga Kosova, jam shqiptar i Kosovës, por tani luaj për kombëtaren e Zvicrës. Prisja se do të më fishkëllonin.

Në ndeshjen me Shqipërinë më kanë fishkëllyer për herë të parë dhe jam bindur se në raste të tilla nuk mund të jesh 100 për qind. Unë nuk mërzitem nëse luaj kundër Shqipërisë apo Kazakistanit, unë përherë dua të japë 100 për qind në fushë ”, tha mesfushori Xhaka në një intervistë për portalin e futbollit, 4-4-2

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here