Granit Ahmeti e 2TonI riu Granit Ahmeti i cili angazhimin e tij e ka shtritë në muzikë tash e sa kohë, kësaj vere besohet se do të vijë me një këngë mjaft premtuese. Ai përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka bërë me dije se ai është duke punuar në këngën e radhës të cilën do ta sjellë në duet me ‘2 Ton’.

Këngëtari i cili jeton në Lucern të Zvicrës nuk ka dhënë më shumë detaje për këngën në fjalë, por besohet se do të jetë një hit veror. Graniti, ndërsa ka njoftuar për këngën ai ka publikuar edhe një foto, ndërsa shihet bashkë me bashkëpunëtorin e tij të radhë, dhe përbri fotos ka shkruar:

“Granit Ahmeti ft 2Ton – New song, Comming song! Vera e nxehtë po vjen…”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here