Këngëtarja britanike Adele triumfoi në natën e ndarjes së Çmimeve Grammy duke fituar në të gjitha kategoritë në të cilat ishte nominuar.

Gjashte çmime Grammy, përfshi edhe atë të albumit me titull “21” dhe kënga më e mirë “Rolling In the Deep”. “Faleminderit shumë. Kjo është qesharake”,-tha ajo teksa pranonte çmimin për këngën e vitit.

Një vend të veçantë në shoun e djeshëm zuri këngëtarja që ndërroi jetë dy ditë më parë, Whitney Houston. Ajo u kujtua nga të gjithë artistët që u ngjitën në podium. Jennifer Hudson këndoi këngën e njohur të Houston, “I will Always Love You”.

Të tjerë fitues në Grammy ishin Chris Brovvn, albumi i të cilit, “F.A.M.E” fitoi çmimin e albumit më të mirë R&B. Kjo për të ishte diçka tejet pozitive, pasi prej disa kohësh popullariteti i tij ka qenë në rënie për shkak të problemeve me ish-të dashurën e tij, Rihannën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here