Adem Grabovci po kalon në Shqipëri pushimet bashkë me një pjesë të familjes së tij. Ai ka shkuar në jug të vendit, në mënyrë që të largohet sadopak nga përditshmëria e cila ditëve të fundit ka qenë e ngarkuar shumë për të, shkruan Magazina.al
Bashkë me gruan Kumrijen dhe djalin Guximin, Grabovci po qëndron në bregdetin e Sarandës por po viziton edhe vendet historike.
Fotot e bëra janë realizuar brenda Kalasë së Butrinit që ndodhet në pjesën me jugore të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë.
Adem Grabovci ka dhënë dorëheqje nga Shefi i GP të PDK-së, duke u lënë mundësi zhvillimit të hetimeve lidhur me përgjimet.