Grabitje, Kim përjeton tmerr në Paris, mbahet me armë nga persona të veshur si policë Kim Kardashian ka përjetuar një situatë të tmerrshme në Paris.Ylli i famshëm televiziv është mbajtur me armë në dhomën e saj në një rezidencë luksoze, nga persona të cilët kanë vjedhur gjësende me vlerë të madhe.

Një zyrtar policie ka konfirmuar se ka ndodhur një vjedhje, ndërsa ka thënë se Kardashian nuk është lënduar dhe se hetimet janë në rrugë e sipër.

“Ajo është e tmerruar, por fizikisht e palënduar”, ka deklaruar zëdhënësi, njofton Telegrafi.
Burime të policisë kanë thënë se janë vjedhur stoli në vlera milionëshe. Mediat raportojnë se në vjedhje janë përfshirë pesë persona, ndërsa dy prej tyre kanë qenë të maskuar si policë.

Pikërisht personat e maskuar si policë ia kanë drejtuar armën 35-vjeçares dhe nuk e kanë lënë të lëvizë nga dhoma.

Burri i saj, Kanye West, është larguar menjëherë nga Festivali Meadows në New York dhe është nisur për në Paris. Ai i kishte thënë publikut se duhej të largohej më herët për shkak të një urgjence familjare.

Kim ndodhet në Francë në kuadër të Javës së modës në Paris, së bashku me nënën Kris Jenner dhe motrat Kendall Jenner dhe Kourtney Kardashian. /Telegrafi/

When Kanye West starts Heartless and then stops the show because of a family emergency 💔💔💔 pic.twitter.com/0xiPDycb4g

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here