Kur ende nuk kishte përfunduar dasma e këngëtarit Michael Buble me aktoren Loisana Lopilato, hajdutët “filluan punën” në shtëpinë e çiftit, 80 kilometra larg festimeve.

Shtëpia e të porsamartuarve në lagjen Parque Chas u bastis nga hajdutët në 6 të mëngjesit të ditës së dielë, në momentin kur në të nuk kishte njeri.

Hajdutët kanë shkëputur kamerat e sigurisë dhe kanë hyrë me forcë në apartament duke marrë para dhe objekte me vlerë.

Fqinjët u zgjuan vonë (si çdo të dielë) dhe lajmëruan policinë kur panë të shpartalluar derën e shtëpisë së çiftit të famshëm.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here